Administrata, urdhër për të paguar energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë punonjësit e administratës publike janë të detyruar që të çojnë në vendin e tyre të punës kontratën që kanë me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, dhe librezën që kanë paguar të gjitha faturat dhe nuk janë debitorë pranë OSHEE. Vizion Plus ka siguruar urdhrin që kanë përgatitur ministritë, të cilat janë të detyruara që të kontrollojnë punonjësit nëse paguajnë apo jo energjinë. Vendimi është marrë nga qeveria në mënyrë që të luftohen të gjitha borxhet që konsumatorët kanë pranë operatorit të shpërndarjes. Punonjësve i?u lihet 10 ditë afat që të çojnë informacionin e kërkuar, dhe drejtoria e burimeve njerëzore duhet të bëjë këtë verifikim brenda 30 ditësh. Në rast se punonjësit nuk çojnë informacionin e kërkuar, kjo do të konsiderohet një shkelje e rëndë disiplinore dhe do të merren masa deri në largim nga puna. Në rast se punonjësit nuk çojnë informacionin e kërkuar, kjo do të konsiderohet një shkelje e rëndë disiplinore dhe do të merren masa deri në largim nga puna