http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si veproi me kërkesën e Presidentit, edhe ne rastin e Partisë Demokratike, Gjykata Kushtetuese vendosi te mos e pezulloje ligjin e ri per Këshillin e Larte te Drejtësisë. Por pavarësisht rrëzimit te kërkesës paraprake ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka kërkuar nje vendim te shpejte nga gjykata kushtetuese ndersa ka perseritur akuzat se kryeministri Rama po kërkon te kape institucionet e pavarura. Ligji është antikushtetues, qëllimi nuk kishte asnjë synim tjetër veçse ndërrimin me njerëz politikë Demokratet këmbëngulën ne kërkesën per pezullim te ligjit pasi ne këtë mënyre mund te ndalonin shkarkimin e nënkryetarit te KLD Elvic Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelcaj; por tashme qe ata janë shkarkuar pezullimi mund ti vinte ne ndihme presidentit duke i hequr kufizimin qe nënkryetarin e këshillit ta propozoje nga radhët e anetareve te zgjedhur nga parlamenti. Dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese per te mos e pezulluar ligjin detyrojnë presidentin Nishani qe te propozoje per nënkryetar Albana Shtyllen, Vangjel Kosten ose Sokol Gomon; te tre te zgjedhur nga maxhoranca e majte. Gjykata e shtyu shqyrtimin ne themel te çështjes ne 4 dhjetor; ndërkohë qe përveç opozitës anti-kushtetutshmërinë e ligjit e kane kërkuar pranë kësaj gjykate edhe presidentit si dhe vete kld.