http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca e opozita vazhdojnë të ndahen ne qëndrime mbi efektet qe pati vizita e kryeministrit Rama ne Serbi. Deputetja Arta Dade tha se kjo vizite i jep nje dimension te ri marrëdhënieve Shqipëri -Serbi. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumci komentoi protokollin e vizitës si te cunguar e me plot incidente. Kjo vizite e rëndësishme nuk ka mbetur pa u komentuar as nga ambasadorja e BE për Shqipërinë, si nje vizite qe vlen per integrimin evropian dhe perspektivat ndërmjet dy vendeve. Bashkimi Evropian ka promovuar vazhdimisht bashkëpunimin rajonal midis vendeve ballkanike, ndaj dhe kjo vizite ishte nje pikënisje per stabilitet midis dy vendeve, kjo dhe ne saje te marrëveshjeve te firmosura.