Tritol zyrave të OSHEE dhe dy bizneseve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre shpërthime ne me pak se 24 ore janë regjistruar ne zonën mes Fushe Krujës dhe Tiranës. Një prej shënjestrave ka qenë zyra e OSHEE ne Fushë Krujë, ku është dëmtuar dera e jashtme. Ka qene ora 22 e 30 minuta e mbrëmjes kur është dëgjuar shpërthimi nga banoret e zonës te cilët lajmëruan policinë. Oficeret kane marre listën e plote te debitorëve abonentë familjare dhe biznese per te mbërritur tek emrat e autoreve. Deri tani janë shoqëruar 8 persona qe rezultojnë se nuk kane paguar energjinë prej vitesh. Pak kaluar dy ore nga shpërthimi ne zyrat e OSHEE se nje sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer ne nje mobilieri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate ku ne shënjestër ka qene biznesi i shtetasit Bashkim Bami. Ky i fundit deklaron se nuk ka pasur problem me askënd. Policia nuk ka ende asnjë te dhënë per autoret e vendosjes se eksplozivit ne mobilieri shpërthimi te cilit fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale. Me herët nje shpërthimi i fuqishëm tronditi Kamzën. Tritoli ishte vendosur ne nje ndërtese dykatëshe fare pranë me komisariatin e policisë dhe bashkinë. Edhe ne kete rast demet materiale kane qene te konsiderueshme. Ndërtesa është ne pronësi te shtetasit Ivzi Cani, i cili është tregtar mielli, por prej disa ditësh e kishte nxjerre ne shitje. Ekspertet e policisë dyshojnë se ngjarja mund te ketë si motiv konkurrencën ne biznes. Statistikat zyrtare tregojnë se nga fillimi i këtij viti e deri tani janë regjistruar 44 raste shpërthimesh ne biznese , institucione shtetërore e banesa. Pak dite me pare u arrestua përgjegjësi i magazinës ushtarake te fshatit Nuaj nga ku dyshohet se kane dale plot 12 mije kallëpe tritoli.

Free Traffic Exchange