30 Minuta - Provokacija - 12 Nentor 2014 - Vizion Plus - Reportazh

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama sfidon homologun e tij serb, Vuçiç, ne shtepine e tij, ne pallatin Serbija, simbolin e shtetit, qe per hi rte krenarise, ka humbur te gjitha luftrat e fundit ne Ballakn. Ndaj, si duket, kjo per Serbet ishte e tepert.Aleksander Vuçiç nuk e priste qe homologu I tij shqiptar te permendte pavaresine e Kosoves, vetem dy ore pasi kishte zbritur ne Beograd. Ndaj riktheu te njejtin term qe e perdori edhe tre jave me pare, kur mbi stadiumin e Partizanit te Beogradit, u ngrit droni I famshem kuq e zi. Provokimi, sipas serbeve, kishte bere qe te prishej ndeshja e futbollit mes Shqiperise dhe Serbise. Ky provokim kishte shtyre per tre jave edhe viziten e Rames ne Beograd. Provokacija do te shoqeronte per 24 ore Edi Ramen ne Serbi dhe termi do te lakohej pafundesisht nga serbet, madje, edhe kur Rama hyri ne gjilan dhe u prit me banderola ku shkruhej fjala ?autoktone?.Ne fakt provokimi dhe tensioni ishte dy fjalet kyçe, qe shoqeruan viziten e shefit te qeverise shqiptare ne kryeqytetin Serb. 68 vjet pas vizites se pare, nje Kryeminister Shqiptar po mberrinte ne Beograd, ne nje klime tensioni ekstrem. Per rastesi, avioni i delegacionit ishte i nje kompanie boshnjake dhe mbante te shkruar emrin Mostar. Te pakten kete detaj serbet nuk e quajten provokim. Ne bordin e tij ishin rreth 60 persona : zyrtare, gazetare dhe biznesmene qe shoqeruan Edi Ramen, ne nje klime kurioziteti dhe tensioni, per ate qe do te ndodhte ne Beograd?

Free Traffic Exchange