Haxhinasto: Do të forcojmë supervizorin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Infrastrukturës Edmond Haxhinasto i ka kërkuar supervizoreve te veprave publike qe te respektojnë çdo element ne ndërtimin e rrugëve, pasi ne këtë mënyrë mund te kemi nje infrastrukture me standarde. Mungesa e financimit ne kohe per veprat publike, ka sjelle per rrjedhoje nje monitorim me te ulet per respektimin e standardeve. Per ministrin Haxhinasto do te rishikohej me ligj edhe statusi i supervizioreve, per te rritur me tej pavarësinë e tyre, ndaj administratës publike, nje forme kjo qe do te ndikoje pozitivisht ne ndërtimin e rrugëve ne vend. Kontrolli i Larte i Shtetit ka vërejtur parregullsi ne procedura per ndërtimin e rrugës Tirane- Elbasan, te cilat janë shoqëruar me nje dem ekonomik 1. 24 milion dollarë. Per pasoje KLSH ka kallëzuar penalisht ish-zëvendës drejtorin Skender Cota. Sipas KLSH ndërtimi i tunelit si dhe mirëmbajtja e tij është dhënë një kompanie pa zhvilluar me pare nje gare publike.

Free Traffic Exchange