http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë nuk do të miratojë nenin në paketën fiskale, i cili heq akcizën për pijet energjike. Edhe pse votoi pro paketës në tërësi, Erjon Braçe tha se ligji nuk do të kalojë nëse nuk vendosin kufizime për kompanitë që tregtojnë këto lloj pijesh. Deputetët kërkuan informacione nga krerët e tatimeve dhe doganave se cilat ishin arsyet që gjatë 2014-ës akciza për pijet energjike është realizuar përgjysmë. Ervin Koçi tha: ?Nga 5 milion dollarë që duhet të realizohej mbledhja e akcizës për pijet energjike, janë mbledhur vetëm 2.5 milion dollarë. Cilat janë arsyet që kjo taksë nuk është realizuar se ne kur bëmë llogaritjet i bëmë me importet e tyre në vite?? Ervin Mete theksoi: ?Nuk kemi patur mundësi të administrojmë si duhet dhe ju vetë kur na i thatë këtë propozim në komision e dinit që ne nuk kishim gati të gjitha udhëzimet që të mund të bënim kontrollet? Drejtorja e Doganave shkoi më larg duke thënë që këto kompani kanë hequr substancat për të cilat tatoheshin duke mashtruar konsumatorin. Elisa Spiropali tha: ?Kanë mashtruar konsumatorin, kanë hequr elementë si taurinë dhe të tjera që i bënte pije energjike, konsumatori ka shkuar të blerë pije energjike me të njëtën logo por në fakt është mashtruar. Ky është problemi!? Erjon Braçe tha: ?Problemi është që duhet ta bëjmë të kufizuar në bashkëpunim me komisionin e shëndetësisë siç e kanë gjithë vendet e tjera që të mos lejohet konsumi nën 18-vjeç dhe ta shohin ata?? Për herë të parë pas 10 vitesh që u futën në qarkullim në tregun shqiptar për pijet energjike u vu akcizë këtë vit. Në paketën fiskale që po diskutohet në kuvend, ministria e financave ka propozuar heqjen e kësaj takse, por pjesa dërmuese e deputetëve është kundër. aktualisht akciza që paguajnë këto kompani është 10 lek për kanaçe.