Arvizu : Historike dhe shume e rëndësishme! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë vizitën e kryeministrit Rama ne Serbi. Ambasadori amerikan ne Tiranë Aleksandër Arvizu tha se takimi ne Beograd ishte historik dhe me një rendësi tepër të veçantë edhe për SHBA-në. Aleksander Arvizu thekson: ?Nga perspektiva e SHBA kjo vizitë ka qenë shumë e rëndësishme. Do t?ja lë qeverisë shqiptare dhe asaj të Serbisë që të adresojnë pikat e tyre specifike. Por për SHBA kjo vizitë ka qenë shumë e rëndësishme, historike. 68 vjet është një kohë shumë e gjatë për takimin e drejtuesve të zgjedhur të dy vendeve fqinje. Duke shpresuar që të dyja vendet do të mund të ndërtojnë mbi këtë vizitë. Ka qenë inkurajuese që pas incidentit në ndeshjen e futbollit të dyja vendet caktuan një datë tjetër për tu takuar, kjo ishte shumë pozitive. Le të shpresojmë që ata do të mund të punojnë me njëri-tjetrin që edhe zoti Vuçic të vizitojë Shqipërinë. Kjo do të jetë diçka e rëndësishme për rajonin dhe të gjithë Evropën. Ambasadori përfundoi duke nënvizuar klimën pozitive që mund të vijojë përmes dialogut mes liderëve te rajonit