Vuçiç: Rama nuk na respektoi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi edhe sot deklaratën e Ramës për Kosovën në konferencën e përbashkët në Beograd, duke e cilësuar skenar të parapërgatitur. Vuçiç, duke folur pas një takimi me pesë ambasadorë perëndimorë, e cilësoi mungesë respekti qendrimin e Ramës, teksa theksoi se sjellja e tij ishte e vetëpërmajtur dhe e përshtatshme. Vuçiç foli edhe njëherë për Shqipërinë e Madhe.?Nëse dikush mendon se unë duhet të merrja një shkop dhe të qëlloja Ramën, kjo nuk është një politikë serioze. Shqipëria nuk ka të bëjë me Kosovën. Ata deshën të na tregonin sërish historinë e Shqipërisë së Madhe. Kjo nuk është vetëm makthi ynë, por është ëndërr e dikujt.?Vuçiç tregoi se Rama do të rikthehet në Beograd në dhjetor, kur do të mbahet samiti që Kina do të organizojë me vendet e rajonit të Ballkanit.Një ditë pas takimit me Ramën në Beograd, Vuçiç thirri në një takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, BE-së, Gjermanisë dhe Italisë.Mendohet se qëllimi i takimit ishte që për tw bindur përfaqësuesit diplomatikë se Serbia u provokua me deklaratën e Ramës se Kosova është realitet i pakthyeshëm tashmë.Për deklaratën e Ramës reagoi sot edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Sipas tij, mesazhi i Ramës nuk ishte në mesin e objektivave të vizitës, Daçiç tha se këtë kërkesë, në Beograd, nuk e kishte bërë as ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton.Por edhe më radikal ka qenë reagimi i Partisë Demokratike Serbe. Kryetarja e kësaj force politike, Sanda Rashkoviç-Iviç tha se Serbia u përul për faj të Vuçiç, i cili sipas saj duhet ta ndërpriste vizitën e Ramës dhe të mos e lejonte të shkonte në Preshevë.

Free Traffic Exchange