Klandestinë sirianë në Gjirokastër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
97 është numri i klandestineve Siriane te ndaluar gjate 48 orëve te fundit ne aksione te ndryshme nga policia kufitare e Kakavijës ne bashkëpunon me forcat Delta. Gjate marrjes ne pyetje ata u kane thënë oficereve te policisë se lufta ne Siri dhe situata e krjijuar atje i ka detyruar te ndermirin kete udhëtim te rrezikshëm për t?u bashkuar me familjaret qe ndodhen ne vendet e Evropës Perëndimore.Vije nga Siria dhe dua qe te shkoje tek familja ime qe ndodhet ne Gjermani. Kemi 5 dite qe ecim ne këmbe dhe nepremjet territorit Shqiptare dua te shkojnë ne Serbi dhe me vone ne shtetin gjerman. Nuk dua te kthehem me prapa ne Greqi.2. Do te shkoje nga Shqipëria ne Serbi pasi vendi jone është ne lufte dhe është e rrezikshme qëndrimi jone atje. Familja ndodhet ne Austri ndërkohë kemi 7 dite qe ecim ne këmbë duke zgjedhur rrugëtimin nga Serbia, ne Greqi, Mal te zi, Serbi dhe te shkojmë me tej. 3. Kam ardhur ne këmbë nga Greqi per te Shqipëri duke lëvizur mes pyjeve. Jam nga Siria dhe dua te shkoje ne Suedi për nje jete me te mire pasi vendi jone eshte ne lufte dhe nuk është qëndrim i sigurte atje. Familja ime aktualisht nuk është ketu me mua por ndodhet ne nje vend te sigurte ne Turqi.Lufta 3-vjeçare ne Siri ka detyruar shume qytetare te përdorin Shqipërinë si trampoline per te shkuar drejt vendeve te BE-se. Nga ana tjetër angazhimi i forcave Delta ditet e fundit ne aksionet e ndalimit te klandestineve dëshmon alarmin per depërtimin ne vendin tone te ndonjë militanti te ISIS. Burimet e policisë lokale bejne me dije se 36 klandestinë u kapen ne fshatin Radat, 16 ne Grapsh, 35 në fushën e Glinës dhe 10 te tjerë pranë fshatit Kakavije. Klandestinet te pajisur me leje qëndrimi te shtetit greke janë rikthyer ne vendin fqinj.

Free Traffic Exchange