Rama për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka një projekt të Shqipërisë së madhe por bashkimin e gjithë shqiptarëve në bashkimin evropian. Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në shtëpinë e kulturës ?Abdullak Krashnica?, në ditën e dytë te vizitës në serbi, kushtuar takimit me shqiptaret e luginës së Preshevës. Në sallën e mbushur plot me të rinj, të cilët përfitojnë nga marrëveshjet për bashkëpunim rinor dhe njësimin e diplomave, Rama tha se shteti shqiptar ka detyrim kushtetues t?i mbështesë shqiptaret e Preshevës. Sipas tij modeli që të gjitha vendet që duhet të ndjekin është ai i respektimit të minoriteteve në Kosovë. Duke iu referuar respektimit të të drejtave minoritetit grek dhe maqedonasve qe jetojnë ne Shqipëri, Rama tha se që të kërkosh llogari për minoritetet duhet ti respektosh ato më parë në vendin tënd. Kryeministri shqiptar hodhi dritë dhe mbi bisedën që pati me kryeministrin vuvic gjatë darkës mbrëmjen e të hënës. Ai tha se ka marrë premtimin për njehsimin e diplomave dhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe shendetesise. Rama tha se e zbardhi këtë fakt në mënyrë që të shmangë përsëritjen e fjalisë ?ky është provokim?, gjatë takimit të radhës. Fjalimi i Ramës u prit me duartrokitje në sallë. Në fund të fjalës së tij, kryeministri përshëndeti qytetarët që e kanë pritur gjithë paraditen delegacionin shqiptar të mbledhur ne sheshin ?Liria? përpara pallatit të kulturës. Me vizitën ne Luginën e Preshevës Rama mbyll vizitën historike dy ditore në serbi. E cila mbahej pas 68 vjetësh.