Tushaj: Do të prishen edhe ndërtime me leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar shembjen e shume ndërtimeve me dhe pa leje ne qytetin e Lezhës. Kryebashkiaku Viktor Tushaj tha gjate nje komunikimi me gazetaret,se investimet e nisura kërkojnë shembjen e objekteve qe pengojnë realizimin e tyre. Sa do te jene prishjet, akoma nuk është bere vlerësimi real se cilat prej objekteve i bien ndesh investimeve. Besoj se brenda kësaj jave do te zgjidhet edhe ky problem. Shënjestra e fadromave te INUK do te jene edhe disa ndërtesa apo qendra biznesi qe janë te pajisura me leje. Por për këto te fundit sipas kryebashkiakut te Lezhës do te ketë edhe dëmshpërblim. Tushaj qe vjen nga radhët e LSI foli edhe për bllokimin e dhënies se lejeve te ndërtimit nga qeveria,vendim sipas te cilit është pasqyruar direkt ne renien e te ardhurave. Ai tha se,taksat mbi kete sektor kane pësuar rënie ne më shumë se 30%.

Free Traffic Exchange