http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e komunave të Lushnjës dhe bashkisë së Divjakës janë ankuar te kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha se marrin fatura abuzive nga kompania e shpërndarjes. Ndër të tjera banorët janë shprehur se edhe çmimet janë bërë të papërballueshme për shkak të rritjes së taksave, ndërkohë që dhjetëra të rinj kanë marrë rrugën e emigrimit. Banorët e zonës së Lushnjës kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë marrë as subvencionin e premtuar nga qeveria për naftën që përdorin në sera dhe në proceset e tjera në bujqësi. Përveç kësaj ata thanë se kostoja e prodhimeve bujqësore është rritur ndjeshëm për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës.