http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, se Kosova tashmë është realitet, ka ngjallur një varg reagimesh të politikanëve por edhe serbëve brenda dhe atyre në veri të Kosovës. Ministri serb i Punës Aleksandër Vulin, tha gjatë një vizite në Preshevë, se Rama theu protokollin diplomatik.Aleksandër Vulin: ?Serbia nuk e njeh Kosovën, për ne nuk ekziston ndonjë shtet me emër të tillë. Ne e dimë se çfarë qëndrimi ka shteti shqiptar dhe zoti Rama, por kur je si i ftuar në Beograd, nuk duhet të abuzosh me mikpritjen në këtë mënyrë.?Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Xhuriç, e cilësoi provokim deklaratën e Ramës dhe përpjekje për poshtërimin e Serbisë, por që sipas tij dështoi.Marko Xhuriç: ?Fatkeqësisht janë disa struktura, jo në Beograd, por gjetkë, që tregojnë se nuk kanë mësuar asgjë nga situata e krijuar pas hedhjes së dronit.? Edhe në veri të Mitrovicës, qytetarët dhe drejtuesit vendorë kanë protestuar ndaj deklaratës së Ramës për Kosovën. Dhjetëra banorë, nëpër makina dhe me flamuj serbë u mblodhën në rrugët kryesore të qytetit, në veri të lumit Ibër.Zoran Mojsiloviç: ?Grumbullimi i sotëm i qytetarëve bëhet në mbështetje të Vuçiç, i cili po përpiqet që të krijojë rrethana më të mira në raport me Shqipërinë.?Sergei Zaporozaç: ?Ne mbështesim kryeministrin Aleksandër Vuçiç, i cili është kryeministri ynë i vetëm.?Serbët e Kosovës kanë ndërmarrë edhe veprime provokuese ndaj shqiptarëve, duke vendosur billborde me mbishkrimin ?Ne kemi një kryeministër: Vuçiçin?. Për vizitën e Ramës kanë komentuar edhe politikanë dhe aktivistë në Kosovë. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tashmë zyrtar i partisë Nisma, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook shprehet se Rama është lideri më i qëndrueshëm në Europën Juglindore dhe se i dha politikës serbe një leksion të rëndësishëm për politikat që duhet të udhëhiqen në rajonin tonë. Edhe veprimtari i njohur Adem Demaçi vlerësoi Ramën për vizitën dhe qëndrimin që shfaqi.