http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raportimi i ministrave Kodheli e Tahiri ne lidhje me projekt-buxhetin per vitin e ardhshëm ka kaluar qetësisht e pa debate ne Komisionin e Sigurisë ku opozita mungon prej 4 muajsh, ndërkohe qe vete ministrat janë shprehur te kënaqur me ndarjen e fondeve. Ministrja e mbrojtjes Kodheli ka sqaruar deputetet se prioritet per vitin 2015 është modernizimi i mëtejshëm i FA-ve dhe Batalionit të II-të të këmbësorisë: Misionet e përbashkëta me aleatet, Kontributi në emergjencat civile, si dhe rritja e cilësisë dhe përmirësimi i kushteve të trajnimit, edukimit dhe stërvitjes se ushtarakeve. Por buxheti i ministrisë për vitin 2015 është ne nivelin e 0.84 % e prodhimit te brendshëm bruto larg nivelit prej 2% qe kërkon nato per mbrojtjen dhe Kodheli ka sqaruar se Shqipëria nuk është e vetmja qe nuk e zbaton pasi ne fakt vetëm 3 vende anëtare i japin mbrojtjes 2% te PBB. Interesimi i deputeteve ka prekur edhe seline e re te Partisë Demokratike, dikur pjese e pronave te ushtrisë, por keto pyetje nuk kane marre përgjigje nga ministrja. Por ndersa buxheti i mbrojtjes është ulur krahasuar me vitin e kaluar, buxheti i Ministrisë se Brendshme eshte rritur dhe kap vlerën e 19.5 miliard lekeve; rritje qe vjen per shkak te shtimit te 1084 forcave policore dhe sipas ministrit Tahiri ne buxhet jane edhe fondet per strukturat e reja si byroja e hetimit. Ne Komisionin e Sigurisë ka raportuar per buxhetin me dyer te mbyllura edhe nëndrejtori i Shërbimit Informativ shtetëror Ylli Alushi.