http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo rralle banoret ankohen per ndotjen akustike qe shkaktojnë lokalet e natës afër zonave te banuara ne kryeqytet. Zhurma jashte kontrollit nuk mbetet ne kufijtë e bezdise, ajo shkakton probleme serioze te njerëzit. Per këtë arsye Inspektorati Shtetëror i Mjedisit thotë se do te vazhdojnë aksionet rutine jo vetëm ne qendër, por edhe ne periferi ku do te këtë ndëshkime per subjektet te cilat do te konstatohen pa leje mjedisore. Ndërkohë qe Arta Ago eksperte ne institutin e shëndetit publik thotë se matjet qe bëhen nga instituti janë ne përputhje me ligjin, dhe i perket organeve te tjera te vendosin nëse një subjekt do te pajiset apo jo me lejen mjedisore. Nje die me pare ne Tirane u mbyllen 19 lokale nate dhe u gjobiten 30 te tjere per mungese te lejes mjedisore. Por problem mbeten ato ambiente qe edhe pse nuk i plotësojnë kushtet arrijnë ta marrin lejen me forma te tjera.