http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë mësues me arsimin përkatës nuk do të largohet nga vendi i punës por do të bëhet sistemimi i tyre. Bëhet fjalë për ata arsimtarë që kanë dhënë mësim edhe jashtë profilit të tyre, kryesisht në zonat e thella të vendit. Për ministren Nikolla nga sistemi i arsimit do te largohen vetëm 2 mije mësues qe nuk kane fare diplome per mësimdhënie. Ne nje seance përballë deputeteve te komisionit te edukimit, ministrja ka sqaruar edhe metodën e përzgjedhjes së mësuesve zëvendësues. Për te joshur mësuesit te japin mësim ne zonat rurale do te ketë per here te pare diferencim page: duke rritur me shume rrogat per fshatin. Gjithashtu do te paguhet me tepër transporti e do te shtohen kreditet. Buxheti i vitit 2015 per arsimin është 3 % me i larte se nje vit me pare, pra 50.9 mld leke. Veç investimit ne godina buxheti do te mbuloje dhe pagat per 700 mësues te rinj per sportin.