Vizita historike e Ramës në Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i qeverise shqiptare Edi Rama zbriti në Beograd, në një vizitë historike, e para e një kryeministri shqiptar pas 68 vjetësh. Pjese e delegacionit shqiptar, i kryesuar nga zoti Rama, është dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj. Ata lanë aeroportin ?Nene Tereza? ne orën 8 e 30 minuta. Kryeministri shqiptar zbriti ne Beograd ne orën 9 e 30 minuta. Ai është pritur nga një delegacion serb i kryesuar nga zv/kryeministri, njëherësh ministri jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Më pas, sikurse parashikohet dhe në protokoll, në aeroportin e Beogradit është kënduar himni shqiptar. Eskorta e dy delegacioneve ka lënë aeroportin, me drejtim selinë kryeministrisë serbe. Në orën 11 10 Rama është pritur nga homologu serb Aleksandar Vuçiç. Dy kryeministrat kane mbajtur një takim kokë më kokë për rreth 40 minuta. Pas takimit janw zhvilluar bisedimet mes dy delegacioneve. Gjatë ditës kryeministri shqiptar do të ketë një takim me gazetarët që e shoqërojnë. Ndërsa në mbrëmje, rreth orës 19 e 35 kryeministri shqiptar ka një takim me kreun e bashkisë së Beogradit. Në ditën e dytë të vizitës rama do të qëndrojë në luginën e Preshevës.