Ndahen çmimet e TIFF 2014 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Shitësi i Ilaçeve?, është filmi me i mire i edicionit te 12-te te TIFF. Prodhimi italian, i Amedeo Paganit me regji te Antonio Morabito është vlerësuar jo vetëm me çmimin kryesor te Festivalit Ndërkombëtar te Filmit me Metrazh te Shkurtër, por ka marr edhe çmimin e skenarit me te mire. Filmi është nje portret i hidhur i korrupsionit te ndërmarrjeve me mesazhe te qarta, e i shfaqur ne kinema ne vitin 2014. E kthyer ne tradite, mbrëmja finale e TIFF solli dhe ndarjen e 14 çmimeve te tjera ne zhanre te ndryshme te kinematografisë. Mes autoreve te huaj qe dominuan listën e çmimeve fituese te Festivalit te Filmit, Lediona Kasapo me filmin ?Pasiguria? ishte shqiptarja qe u vlerësua ne kategorinë e prodhimit me te mire vendas, me nje film eksperimental. TIFF uli siparin pas nje jave me projeksione filmash te ndryshëm, mes te cilëve edhe prodhime me metrazh te gjate.