Tiranë, përkujtohet rënia e murit të Berlinit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rënia e murit te Berlinit 25 vite me pare është përkujtuar edhe ne Tirane. Ne nje ekran te vendosur para memorandumit pranë kryesisë se Kuvendit ku ishin mbledhur dhjetëra njerëz janë shfaqur pamje nga shembja e tij. Gjate këtij aktivitetit te organizuar nga bashkia ka folur edhe kryetari i saj Lulzim Basha. Kryebashkiaku njëkohësisht edhe kryetari i PD e quajti rënien e perdes se hekurt si çlirimin e madh te Evropës Lindore. Ndërkohë Basha ka shfrytëzuar këtë date për ta lidhur me realitetin e sotëm duke bere thirrje për te shembur ato qe ai i quan barriera te demokracisë. Rrëzimin e perdes se hekurt ne gjermani e ka përkujtuar edhe presidenti bujar nishani. Ne nje status ne facebook ai e ka quajtur këtë ngjarje si nje simbol te fundi dhe fillimit. Ai bën thirrje qe kjo ngjarje te merret si shembull nga kushdo dhe e mbyll fjalën e tij me falënderim dhe mirënjohje për protagonistet e kësaj ngjarje historike.

Free Traffic Exchange