Boks, ekipi kombëtar rrëmben gongun e artë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekipi ynë kombëtar i Boksit ka rrëmbyer gongun e artë, në takimin ndërkombëtar që u zhvillua në Maqedoni, për pesë pesha 60, 64,69,75 dhe 91 kg. Kristian Demi, për peshën 91 kg, Albi Sorra, i peshës 69 kg, dhe Albana Beqiri i peshës 75 kg rrëmbyen medlajet e arta. Boksieri i ri i Apolonisë Arnold Kuqari në peshë 64 kg boksoi kundër serbit Peter Stoshic, duke e mundur atë me rezultatin 3 me 0. Fitorja kundër serbit Stoshic i dha boksierit shqiptar edhe medaljen e argjendit.Në këtë aktivitet ndërkombëtar merrnin pjesë 12 ekipe nga Anglia Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Sllovenia,Kroacia, Kosova, Serbia etj. Ekipi shqiptar u drejtua nga trajnerët Baftajr Abazaj, Zef Gjoni, dhe Skender Kurti

Free Traffic Exchange