Duma: Abuzimet me dekorin për Papën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Denoncimi i Grida Dumës mbi abuzimin financiar me dekorin e qytetit për vizitën e Papës. Faktet e reja që tregojnë se kompania fituese e Veliajt ka pasur vetëm 3 punonjës, por sërish i janë dhënë me prokurorim të drejtpërdrejtë 394 milionë lekë. Rama heshti, nuk dha asnjë shpjegim për skandalin e 394 milionëve që iu dhanë kompanisë së Veliajt, me rastin e vizitës së Papës. Rama HESHTI sepse tashmë janë bërë gati ti vërsulen fondeve të majme për festat qeveritare të 70 vjetorit të çlirimit. Njerëzit e Veliajt dhe grupi i ngushtë i Ramës, morën 394 milionë lekë, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa asnjë garë, me një kompani 9 muajshe, që nuk plotësonte asnjë kusht teknik, dhe për të cilën ende nuk ka dhënë askush llogari. Por fakte të reja që dalin në dritë e thellojnë skandalin, edhe pse Edi Rama hesht, edhe pse sulmon opozitën sa herë gjendet para provave të pakontestueshme. Kompania e Veliajt, EAG, që nga dita e krijimit dhe deri sot, e pasuruar me 394 milionë lekë me një dorë, ka pasur vetëm 2 ose 3 punonjës. E megjithatë kompania e Veliajt e lindur në janar me vetëm 2 apo 3 punonjës që nuk dorëzon dot as bilancin e vitit të shkuar, që as nuk nuk e ka në objektin e saj dekorimin e qytetit u kualifikua më e afta dhe shpallet fituese në një tender kaq të madh. Është e qartë se kemi të bëjmë me një histori pasurimi të shpejtë. Ministri i Mirëqenies dhe bashkëpunëtorët e tij afër Kryeministrit, e kanë ngritur këtë kompani për të fituar tenderat e qeverisë, për të marrë para, e për t?u pasuruar nga taksat e shqiptarëve që po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri, në borxhe, në papunësi e mjerim. Ndërsa populli sot gjithnjë e më i papunë gjithnjë e më shumë i zhytur në halle, ditët e festave duhet të shohë se si prapa cdo dekori po pasurohet një ministër dhe favoritët e Ramës.