http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partitë e bllokut opozitar në Kosovë akuzojnë edhe presidenten e vendit si bllokuese në procesin e krijimit të institucioneve. Deputetë të Vetëvendosjes shprehen se Jahjaga nuk e ka ftuar asnjëherë kryesuesen e seancës konstituive, Flora Brovina, që ta thërrasë vazhdimin e seancës. Sipas deputetes Albulena Haxhiu, Presidentja ka përgjegjësinë kryesore për mbarëvajtjen e seancës konstituive në të cilën zgjidhën kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Në anën tjetër, këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu është shprehur se kryetarja e shtetit iu ka bërë thirrje edhe publike edhe personale liderëve të partive politike parlamentare që të ulen në një takim të përbashkët në zyrën e Presidentes për të gjetur zgjidhjen për institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse. Ndërsa analisti politik Artan Muhaxhiri, thotë se presidentja ka bërë mirë që nuk e ka thirrur seancën, meqë pa një marrëveshje mes dy palëve, çdo seancë do të dështonte. Prej më se pesë muajsh nga zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike në Kosovë nuk po gjejnë një zgjidhje për krizën institucionale. Tërheqja e bllokut opozitar për postin e kryetarit të Kuvendit, shihet si shpresë për kapërcimin e ngërçit.