Basha nis turin në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është njohur nga afër me situatën ekonomike te mijëra familjeve ne Lushnje. Ne takimet qe Basha ka patur me qytetaret ka dëgjuar shqetësimin e tyre lidhur me prishjen e shtëpive te banimit pa paralajmërim. Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin ne proces legalizimi, askush nuk i njoftoi per prishjen. ?Nuk e di se kush na i ka prish o zoti kryetar nuk e dimë se kush ka ardhur?, shprehet një banor.Basha: A ju sollën ndonjë njoftim përpara??Asnjë njoftim hiç fare, isha të dielën në Fier dhe me thanë mirë ndërtoje po c?të ndërtoj i thashë, ti ma prishe?.Një banore thotë se: ?kanë punuar fëmijët 24 vjet o bir në kurbet të zi o bir mendofshin te ktheheshin në Shqipëri o bir po ato i nxorën jashtë prap o biri i nënës??I kanë futur në proces legalizimi dhe ata ua prishën shtëpitë e i lanë përjashta as nuk i lajmëruan jo?, shprehet një banore e revoltuar.Sipas kreut te PD-se, pas evidentimit te dëmeve do te ngrihet nje ekip juridik, I cili do ti ndihmoje banoret per te ndjekur procesin ligjor. ?Do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngremë një ekip juridik që t?u ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor. Unë i bëj thirrje prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve?.Sipas Partisë Demokratike, qytetaret e Lushnjës i kane bere te ditur zotit Basha situatën e tyre ekonomike. Sipas njoftimit nga selia e PD-së, papunësia, rritja e tarifave te universiteteve, mbyllja e filialit te Lushnjës si dhe mos shpërndarja e ndihmës ekonomike ishin disa prej shqetësimeve te shprehura.Aktualisht krerët e Partisë Demokratike kanë nisur takimet ne rrethe për të kaluar ne fazën e protestave që synohet te kulmojnë ne 22 nëntor me një miting para kryeministrisë për situatën ekonomike dhe kryesisht kundër rritjes së taksave e te çmimit te energjisë. Partia Demokratike fton edhe studentet te behen pjese e protestave kunder qeverise. Permes zedheneses, PD deklaron se rritja e tarifave te shkolles se larte i ka demtuar ndjeshem te rinjte, ndaj ata kane nje arsye me shume per te protestuar mbi nje drejte legjitime te tyren.

Free Traffic Exchange