“Mirësevjen kryeminister”, flamuj kuqezi e banderola në Preshevë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presheva është zgjuar sot me atmosferën për pritjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Përgatitjet për vizitën e shumëpritur të së martës për shqiptarët e Luginës, tashmë janë drejt fundit. Në rrugët kryesore të qytetit janë vendosur banera të mëdhenj me foton e kryeministrit, së cilës i është bashkangjitur flamuri ynë kombëtar dhe slogani ?Mirësevjen kryeministër?. ?I dëshirojmë mirëseardhje kryeministrit tonë Edi Rama në Kosovën Lindore?, - është shprehur për mediat shqiptare në Preshevë, kryetari i Kuvendit komunar të Bujanovcit, Jonuz Musliu. Edhe më herët, zyrtarët vendorë të Luginës, janë shprehur se banorët po e presin si kryeministrin e tyre, kreun e qeverisë shqiptarë, ndonëse këto deklarata janë cilësuar si skandal nga mediat serbe në Beograd. Edhe më herët gjatë javës, Musliu është shprehur se Edi Rama do të pritet në Preshevë si kryeministër i tyre. ?Kryeministër për shqiptarët e Luginës nuk është Vuçiç, por është Edi Rama. Sikur të ishte kryeministër i yni, Vuçiç do të na kishte vizituar?, ka thënë Musliu për agjencinë Presheva Jonë. Vizita historike e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi, e para e një niveli të tillë, pas 68 vitesh, nis nesër në Beograd. Axhenda zyrtare përfshin një takim me kryeministrin serb Vuçiç, me të cilin do të mbajë një konferencë për mediat, por jo me Presidentin Nikoliç, i cili këtë ditë ka zgjedhur të largohet për vizitë zyrtare jashtë vendit. Në Beograd, Rama do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit serb, ku do të marrë edhe çelësin e qytetit. Ndërsa të martën, në mëngjes herët, delegacioni shqiptar udhëton drejt Luginës së Preshevës. Në Preshevë, zoti Rama do të takohet me drejtuesit vendorë shqiptarë, do të vizitojë maternitetin e qytetit, që është edhe investim i qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, si dhe do të mbajë një fjalim në sheshin kryesor, përpara shqiptarëve.

Free Traffic Exchange