http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë emra te njohur te artit figurativ ne vend dhe qe prej vitit 1998 mblidhen çdo nëntor për te ballafaquar krijimtarinë e tyre. 21 artiste, nje pjese e tyre ish pedagoge te Universitetit te Arteve kane çelur kështu ?Nëntori 17? ne galerinë e shkollës. Shijaku, Kaceli, Kilici, Buza apo nje brez me i ri si Tula, Filipi apo Pervathaj përplasin ne veprat e tyre historinë me modernen. Piktura e kavaletat eshte ajo qe dominon gjininë me te ekspozuar ne edicionin e 17-te te Nëntorit. Secili artist pjesëmarrës ka ardhur me nga nje vepër, ku heronjtë, peizazhi apo kostumet tradicionale qe te kujtojnë periudhën e realizmit socialist vihen përballe veprave te tjera qe eksplorojnë jetën e sotme sociale. ?Nëntori 17? do te qëndrojë i hapur ne FAB deri me 16 Nëntor.