http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një punonjëse e Burgut të Shënkollit në Lezhë që lëvizte e armatosur me pistoletën e punës dhe e dehur,është bërë personazh i ditës në qytet. 44-vjeçarja Gjelina Nikolli, banuese në lagjen ?Besëlidhja?,e cila sipas policisë ishte nën efektin e alkoolit terrorizoi banorët e lagjes ??Gurra?? duke qëlluar disa herë me pistolete në ajër por që më pas është arrestuar nga kolegët e saj. Nikolli u kap në flagrancë pasi gjate natës duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin golf 4, me targë fallso ka qëlluar me armën zjarri pistoletë. 44-vjeçarja ishte jashtë shërbimit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës 6 gëzhoja fishekësh. Kanë qënë banorët e lagjes qe lajmëruan policinë. Fatmiresisht ne momentin e ngjarjes nuk ka patur kalimtare ne rruge sepse çmenduria e Gjelina Nikollit mund të shkaktonte edhe viktima. Mbi gardianen rendojnë akuzat e ?Prishjes së qetësisë publike, si dhe falsifikimit te vulave, stampave ose formularëve ? për shkak te automjetit me dokumente false, si dhe ?drejtimi i automjetit në gjendje te dehur.