Aksioni për vjedhjen e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deri më sot kompania e shpërndarjes së energjisë ka prerë 18 mijë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërkohë që deri në fund të këtij viti humbjet në rrjet pritet të shkojnë deri në 32%. Këtë shifër e ka thënë për mediat Ministri i Financave Shkëlqim Cani i cili inspektoi në terren një aksion të OSHEE-së në rrugën e Kavajës. Kreu i financave tha se nuk janë vetëm tatimet dhe doganat ato që sjellin para për buxhetin e shtetit por është edhe sektori i energjisë elektrike.?Jemi të vendosur t?i shkojmë deri në fund jo vetëm për 1 ditë, jo vetëm për 100 ditë, por edhe për 1000 ditë deri sa të mos vidhet më. Humbjet e energjisë janë 150 milionë euro. Deri tani janë prerë 18 mijë lidhje të paligjshme dhe arkëtimet po realizohen me 100%.?Ajo e cila ka qënë deri tani një gangrenë për buxhetin e shtetit dhe sektorin e energjisë elektrike janë pikërisht humbjet një rrjet. Një pjesë e energjisë vidhet direkt nga rrjeti, dhe një pjesë tjetër shkon dëm për shkak të amortizimit të tij. Në fund të vitit 2013-të humbjet ishin në nivelin 45%, pothuajse gjysma energjisë që shitej nuk arkëtohej.

Free Traffic Exchange