Verdi Morava, 8 muaj pa u marrë në pyetje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 13 ditësh, një nder te arrestuarit me akuzat për financim te terrorizmit dhe përçarjes fetare, Verdi Morava, ndodhet ne greve urie ne qelite e burgut 313 në Tiranë. Verdi Morava ka zgjedhur ne këtë mënyrë të protestojë për lënien prej 8 muajsh qe nga momenti i arrestimit, pa u marrë qoftë edhe njëherë në pyetje nga prokuroria. Babai i tij, Dielli Morava, tregon për Vizion Plus arsyet qe e çuan djalin e tij ne këtë greve. Zoti Morava sqaron se ka kontaktuar me prokuroren e çështjes Elisabeta Ymeraj për te marrë informacion mbi mos zhvillimin e asnjë seance hetimore. Sipas tij, akuza është kujtuar për djalin e tij vetëm pasi ka marrë vesh që ai ishte futur në grevë urie. Sipas Moravës, akuzat e prokurorisë nuk qëndrojnë dhe djali i tij mund të hetohet edhe duke qenë në arrest shtëpie. I pyetur për këto pretendime, prokurori i krimeve te rënda Eugen Beci tha se akuza disponon prova dhe se është brenda afateve hetimore, duke mos kryer shkelje. Verdi Morava është pjesë e grupit të disa klerikëve dhe besimtarëve myslimanë të arrestuar në Tiranë muaj më parë. Ata akuzohen se kanë nxitur kryerjen e akteve terroriste, duke dërguar besimtarë shqiptarë për të luftuar në Siri.

Free Traffic Exchange