EKSKLUZIVE / UEFA zbardh vendimin për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më në fund Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s i ka çuar Federatës Shqiptare të Futbollit arsyetimin e saj të zbardhur dhe të argumentuar por disa ditë më vonë se homologet e saj serbe në lidhje me humbjen në tavolinë të ndeshjes 3-0, në 14 tetor në Beograd ndaj Serbisë dhe gjobën prej 100 mijë eurosh. Vizion Plus ka siguruar raportin ekskluziv me 12 faqe të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s që i ka dërguar Federatës Shqiptare me argumentuat për vendimet . Sipas disiplinës, Shqipëria ka humbur ndeshjen në tavolinë sepse ka refuzuar të vazhdojë ndeshjen. Por, megjithatë, shkruhet se ?shqiptarët kanë deklaruar më parë se janë të pamundur për të vazhduar ndeshjen?, ndërsa, sipas FSHF-së, nuk i referohet provave të palës shqiptare. Në raportin e saj Komisioni i Disiplinës sipas Federates Shqiptare të Futbollit nuk i referohet heshtjeve të sigurisë në stadium ndërsa nuk ka pika për këtë çështje. Disiplina e ka argumentuar gjobën prej 100 mijë euro për shkak të dronit me banerin që trazoi situaten pasi deri në atë moment gjithçka sipas saj ishte normale në atë ndeshje. Ndërkohë burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se tashmë FSHF do të apeloje këtë vendim brenda tre ditësh dhe nëse është e nëvojshme do ta cojë këtë çështje deri në kas të Lozakes

Free Traffic Exchange