Kosovë, kriza drejt zgjidhjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas qëndrimit të ashpër të ambasadores amerikane në kosovë, tejsi Xhakobson, foli me një gjuhë të ashpër ndaj politikanëve për krizën në kosovë, duket se situata politike po zhbllokohet. Pas një takimit të mbajtur gjatë pasdites mes kreut të LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, blloku ka vendosur të heq dorë përfundimisht nga posti i kryetarit të kuvendit. Kryetari i nismës, Fatmir Limaj tha se opozita është gati të votojë dhe kandidatin e PDK-së për ti dhënë fundit ngërçit politik. Limaj shtoi se për këtë ka njoftuar dhe presidenten. Pasa këtij qëndrimit të bllokut, ka ardhur dhe reagimi i kreut të PDK-së njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një koment në facebook, Thaçi artikull dy opsione për formimin e qeverisë ose për zgjedhje. Tani ka dy opsione të vetme që duhet marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt. Opsioni i parë dhe më i mirë është që të ulemi bashkë ashtu siç ka kërkuar edhe Presidentja e Kosovës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë të lodhur nga pritja. Ndërsa, opsioni i dytë është që të ulemi përsëri bashkë dhe të vendosim se kur të caktojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Zgjidhje të pjesshme dhe të improvizuara nuk do të ketë, sepse Kosova dhe qytetarët tanë duan qeveri legjitime, efikase dhe stabile. Një ditë më parë ambasadorja amerikane Xhakobson foli me një gjuhët të ashpër ndërsa ftoi palët që të zgjidhin sa më parë krizën politike në vend. Votimi i kreut të kuvendit i hape rruge bisedimeve per formimin e qeverise, pas një krize të stërzgjatur prej 5 muajsh.