http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka rënë me 30%, në Shqipëri kjo ulje ka reflektuar vetëm me 10 lek. Ky mashtrim që tregtarët e karburanteve po i bëjnë konsumatorit shqiptar është pranuar edhe nga ministri përgjegjës që kontrollon evazionin fiskal Shkëlqim Cani. Por janë pikërisht këto biznese të cilat një pjesë të naftës e blejnë në tregun vendas të cilat do të kenë lehtësira fiskale. taksa e qarkullimit që po rritet nga qeveria në fakt paguhet nga qytetarët pasi llogaritet në çmim. Dy firmat koncesionare të cilat kanë marrëveshje monopol në shfrytëzimin e naftës vendase, nuk do të paguajnë më 10% TVSH. Burime zyrtare thonë për Vizion Plus kjo masë po merret pasi këto kompani që kanë të drejta ekskluzive në prodhimin dhe shitjen e naftës sonë nuk preferojnë ta shesin këtë prodhim te rafineria vendase, këtë masë qeveria po e merr që të mos vdesin rafineritë shqiptare. Pavarësisht nga këto masa lehtësuese të gjithë qytetarët të cilët kanë depozita bankare, do t?i tatohet interesi me 15%, po ashtu edhe ata të cilët shesin një apartament apo pasuri të patundshme do të paguajnë 50% më shumë tatim fitim se tani. Në total qeveria do të arkëtojë në buxhet 160 milion dollarë më shumë, nga rritja e këtyre taksave. Duket se ata të cilët përfitojnë nga ndryshimet në taksa janë vetëm disa biznesmenë të cilët tregtojnë pije energjike dhe naftë, fakt që ngre pikëpyetje mbi favorizimet e mundshme të qeverisë.