Çuditë me taksat e reja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çudirat në lëvizjet e taksave që po bën Ministria e Financave nuk kanë fund. Edhe pse rritja e tyre në vitin 2015-të do të prekë pa përjashtim çdo qytetar i cili siguron të ardhura, çdo individ i cili ka në përdorim të tij një makinë dhe çdo person i cili konsumon duhan, disa biznese jo vetëm që nuk do të preken, por përkundrazi do të kenë lehtësime të mëdha. Qëndrimi me dy standarde i qeverisë, vjen te rasti kur rrit akcizën e cigareve me argumentin që dëmton shëndetin, por heq akcizën e pijeve energjike. Edhe pse në përbërje të tyren, pijet energjike kanë kafetinën, ministri i financave tha se kjo masë po merret për të stimuluar prodhimin vendas. Por nga i njëjti institucion, vjen një qëndrim ndryshe për të njëjtën çështje: atë të heqjes së akcizës për pijet energjike. Zv/Ministri i Financave Mete tha se kjo masë po merret pasi doganat nuk kanë mundësi ta vjelin këtë taksë. Ai në bëri këtë koment pa dhënë asnjë sqarim nëse janë marrë penalitete ndaj kompanive të cilat kanë bërë evazion. Pijet energjike u bënë subjekt akcize për herë të parë në janar të këtij viti, me kërkesë të deputetit Braçe i cili e bëri këtë ndryshim pa marrë pëlqimin e ministrisë së financave. Tashmë pritet të shihet se si do të votojnë deputetët e kuvendit për heqjen e kësaj takse, e cila në thelb të saj ka lehtësimin nga pagesta të një numri të vogël biznesmenësh.