http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi, Beogradi zyrtar nuk ndihmon në përmirësimin e klimës mes dy vendeve. Përkundrazi madje, i hedh benzinë zjarrit. Presidenti serb Tomislav Nikoliç edhe një takim në Beograd me kryeministrin e Francës Manuel Vals e ka shfrytëzuar për të ngritur shqetësimin e Shqipërisë së madhe. Nikoliç, citohet t?i ketë thënë kryeministrit francez që: ?Projekti i Shqipërisë së madhe, që është një provokim në rritje i shqiptarëve në rajon, mund të kthehet në një problem në përpjesëtim të madh, të cilin nuk do të arrijë ta zgjidhë as Bashkimi Europian.? Vetë Nikoliç ka njoftuar se nuk do ta presë në takim Edi Ramën, pasi më 10 nëntor do të jetë në një vizitë jashtë Serbisë.