OSHEE, aksion në Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni i OSHEE ndaj abuzuesve të energjisë elektrike në Elbasan përgjatë muajit tetor është fokusuar edhe tek familjarët duke ndërprerë energjinë jo vetëm për lidhjet e paligjshme por edhe për faturat e papaguara. Vetëm në një muaj u është ndërprerë energjia mbi 10 mijë abonentëve familjarë debitorë. Por sipas drejtorit të operatorit të shpërndarjes për këtë qytet falë këtij operacioni pjesa më e madhe e debitorëve i kanë shlyer detyrimet duke bërë që të shtohen me 10% më shumë se plani, arkëtimet krahasuar me muajin shtator. Për drejtuesit e OSHEE vijon të mbetet problem mos shlyerja e faturave të energjisë nga ana e institucioneve shtetërore. Puna në terren e gjashtë grupeve të OSHEE është mbështetur edhe nga policia e qarkut të Elbasanit, drejtuesit e të cilës shprehen se janë të vendosur ta shkojnë deri në fund aksionit te nisur duke çuar para drejtësisë të gjithë shkelësit e ligjit.

Free Traffic Exchange