http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka shtyre për ne 17 nëntor shpalljen e vendimit per kreun e Bashkisë se Vlorës Shpetim Gjika, dhe tre te pandehur te tjere te akuzuar per falsifikim dokumentesh dhe ndërtim te paligjshëm. Procesi nuk mundi te përfundonte këtë te enjte, pasi njeri nga avokatet e te pandehurve nuk kishte përgatitur mbrojtjen. Ne seance ishte i pranishëm vete kryebashkiaku, i cili i ka kërkuar pafajësi nëpërmjet gjykatës drejtësisë. ?Prej një viti jam nën akuzë. Jam munduar të jem korrekt me autoritetet. Kërkoj drejtësi dhe nëpërmjet saj kërkoj pafajësi?. Edhe avokati mbrojtës i Gjikes ka kërkuar nga gjykata ta shpalle te pafajshëm me argumentin se akuzat e Prokurorisë nuk qëndrojnë. Një seance me pare prokuroria e Vlorës kërkoi dënimin me 4 vjet burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 (tre) vjet, për Kryetarin i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjikën. Kryebashkiaku akuzohet për veprën penale të ?falsifikimit të dokumenteve të personit që ka për detyrë t?i lëshojë? në dy raste, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, për të njëjtën akuzë, prokuroria kërkoi dënimin me 3 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 (tre) vjet për shtetasen Eleni Dardhaj, punonjëse e Bashkisë Vlorë, 2 vjet e gjashtë muaj burg për shtetasin Blerdi Liçaj dhe me nga dy vjet burgim për shtetasit Gëzim Feta dhe Gentian Sherifaj, bashkëpandehur ne proces