Negociata për axhenden e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre dite para vizitës se Kryeministrit Rama ne Beograd, Serbia dhe Shqipëria përfshihen ne negociata te ethshme per te fiksuar detajet e fundit te axhendes se delegacionit shqiptar. Orët në vijim janë vendimtare për pikat e vizitës së Ramës në Serbi. Palët po negociojnë axhendën, e cila është miratuar paraprakisht. Burime të Vizion Plus, bëjnë të ditur se qeveria shqiptare nuk ka pranuar asnjë devijim apo ndryshim të axhendës së paraqitur e për të cilën është rënë dakord para incidentit në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes kombëtareve të futbollit të dy vendeve. Vizita që ishte programuar më 22 dhe 23 tetor, u shty për shkak të ngjarjeve në atë ndeshje. Komisionet teknike të dy Ministrive të Jashtme, megjithatë po zhvillojnë negociata intensive, pasi pretendimi i palës serbe është devijimi i udhëtimit në Luginën e Preshevës, gjë e cila për palën tonë është e papranueshme dhe e panegociueshme. I vetmi ndryshim nga axhenda mund të jetë anulimi i takimit mes Presidentit Nikoliç me kryeministrin Rama, pasi kreu i shtetit serb mund të jetë në një vizitë zyrtare jashtë Serbisë gjatë të hënës së 10 nëntorit. Ndërkohë, vizita bëhet në një ditë kur Serbia ka festë zyrtare, fakt i cili për zyrtarët shqiptarë të Preshevës është bërë me qëllim nga pala serbe. Edhe zyrtarisht qeveria shqiptare konfirmon se deri më tani nuk ka asnjë devijim nga axhenda. Sipas axhendes se bërë publike më herët, Kryeministri Rama do të takojë homologun e tij Vuçiç, kryetarin e Bashkisë së Beogradit, si dhe do të mbajë një fjalim para banorëve të Luginës, në sheshin kryesor të Preshevës. Shtyrja e vizitës së Ramës në Serbi erdhi pas tensioneve që u krijuan mes dy vendeve nga ngjarjet në ndeshjen eliminatore të futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd më 14 tetor.

Free Traffic Exchange