http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky vit do te sjell me pak botime se sa vitet e kaluara ne Panairin e 17 te librit që nis në 12 nëntor. Sipas shoqatës se botuesve, shkak është kriza e përgjithshme ekonomike, por edhe dhe një zgjedhje e vetë organizatorëve për t?u treguar më përzgjedhës ne tituj, meqenëse aktualisht shumë tituj librash botohen për të mos u shitur kurrë. Ne tre vitet e fundit, Panairit iu shtuan edhe politikane e gazetare, me libra qe u shoqëruan me shumë reklamë. Madje ata i morën disi vëmendjen dhe letërsisë artistike. E duket se edhe këtë panair të dimrit, figurat mediatike nuk do të mungojnë. 100 shtëpi botuese pjesëmarrëse do te ndjekin një politike për ulje çmimesh te cilat do te variojne nga 5-30% gjate 5 ditëve te panairit. Çmimi special i këtij viti do te jete çmimi për Jeronim De Raden ne 200-vjetorin e lindjes se tij.