Basha: Jo rritje për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i kërkon qeverise qe te mos ndryshoje çmimin e energjisë elektrike, pasi efektet qe do te ketë ne familjet shqiptare, por edhe me gjere ne ekonomi, do te jene te mëdha. Ne një takim me kategoritë e shtresave ne nevoje, kreu demokrat Lulzim Basha beri nje kërkese konkrete ndaj qeverise. I pranishëm ne këtë takim, ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i konsideroi te gabuara politikat e qeverise për te rritur me tej taksat dhe tatimet. Sipas tij, qeveria po përpiqet për t?ia bere edhe me te vështire jetesën qytetareve. Qeveria ka paralajmëruar se do te heqë fashën mbrojtëse prej 300 kw te energjisë elektrike për te ofruar një çmim unik për te gjithë abonentët. Paralelisht me këtë vendim, qeveria ka premtuar se do te kompensoje shtresat ne nevoje qe do te preken, por ende nuk është zyrtarizuar as masa e kompensimit dhe as çmimi i ri i energjisë.

Free Traffic Exchange