SHBA kërkon zgjidhje për krizën në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky togfjalësh ne shqip i ambasadores amerikane ne Prishtine, tregon se SHBA-se dhe komunitetit ndërkombëtar, i ka sosur durimi nga lojërat e palëve politike ne Kosove, te cilat ende nuk kane gjetur nje zgjidhje per krizën institucionale, edhe thuajse pese muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve. Shtetet e Bashkuara nxisin palët ne Kosove qe t?i japin fund marifeteve politike, siç i kane cilësuar dhe te punojnë per krijimin e institucioneve. Ambasadorja amerikane Xhekobson, gjate nje aktiviteti ne Prishtinë, u beri thirrje drejtuesve të spektrit politik se protestat nuk janë zgjidhja e duhur, duke iu referuar paralajmërimit te se mërkurës te kreut te AAK-se, Haradinaj.?Tashmë nuk e di se si do të funksionojë kjo marrëveshje. Që të thirren njerëzit të dalin në rrugë për shkak se kjo marrëveshje nuk mund të vihet në funksion, mendoj se ky është marifet politik.?Përfaqësuesja e Uashingtonit ne Kosove tha gjithashtu se i takon PDK-së kryetari i kuvendit. Ajo i ka ftuar liderët politike që të ulën dhe të bisedojnë bashkë për gjetjen e zgjidhjes.?Komunikimi, diskutimi, palët duhet të gjejnë mënyrën se si të shkojnë përpara, sepse askush nuk do ta marrë atë që dëshiron. Të gjithë duhet të japin ngapak, me siguri secili duhet të bëjë kompromis, nuk e di se si mund të zgjidhet kjo çështje pa një lloj komunikimi, kur kemi bllokun opozitar që dëshiron të themelojë qeverinë dhe ana tjetër PDK-në, që dëshiron të marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe shansin e parë për themelimin e qeverisë.?