Parlamenti miraton “Pensionet” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti ka miratuar uljen e moshës se pensionit per minatorët ne 55 vjeç nga 60 qe është aktualisht. Ministrat Erjon Veliaj dhe Damian Gjiknuri kane mbrojtur ndryshimet ligjore, duke theksuar se përfitues janë 3840 minatorë, ndryshe nga opozita e cila pretendon se vetëm 200 minatorë përfitojnë nga nisma e qeverise.Erjon Veliaj: ?3840 minatorë përfitojnë sot nga ky pr/ligj. Ky pr/ligj synon disa gjera korrekte dhe të prekshme, ul moshën e daljes së pension në 55 vjeç. Me këtë ligj ata që sot përfitojnë vetëm 9 mijë lekë nga trajtimi i veçantë kalojnë menjëherë në pension, dhe janë 75% e listës emërorë që prezantuam sot. Ky kontribut shtesë shënon hapin e parë drejt skemave profesionale në Shqipëri.?Damian Gjiknuri: ?Ulja e moshës me 5 vjet është adresimi i duhur për një profesion të vështirë, puna në minierë është e vështirë në çdo vend të botës, ka aksidente shoqërohet edhe me vdekje. Pr/ligji është i duhuri, jemi krenar që po bëhet realitet?Sipas qeverise efekti financiar vjetor i këtyre ndryshimeve ligjore për 3840 përfitues, arrin në 793 milionë lekë.

Free Traffic Exchange