http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti i republikës Bujar Nishani ka zhvilluar konsultime me figurat kryesore te politikes Rama, Meta e Basha, për çështjen e Guvernatorit te ri te Bankës se Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka qene i pari qe mëngjesin e se enjtes ka hyre ne selinë e presidencës për te diskutuar procesin e zgjedhjes se kreut te Bankës se Shqipërisë. Ne përfundim te takimit qe zgjati 30 minuta, meta duke u treguar i kujdesshëm te respektoje rregullat e qarkullimit, ka ndaluar para mediave për te bere te qarte se mazhoranca nuk ka nje emër per postin e Guvernatorit, por ka vullnet per te gjetur konsensus. ?Natyrisht që ne do të respektojmë të drejtën kushtetuese të Presidentit dhe shpresojmë dhe do të ofrojmë gjithë bashkëpunimin tonë që ky emër të jetë një garant i drejtimit profesional të Bankës së Shqipërisë dhe i ruajtjes së pavarësisë së këtij institucioni. Është një proces vullnetmirë për të shkuar drejt konsensusit?.Ne mesdite ne selinë e Presidences ka hyre Kryeministri Edi Rama per te diskutuar me kreun e shtetit problemin e guvernatorit te ri; duke shënuar kështu takimin e 4 mes Rames e Nishanit per këtë çështje. Ndërkohe qe ne orën 14.00 Nishani do takoje kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.