http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Energjisë ka bërë gati projektligjin i cili për herë të parë njeh kategoritë që do të marrin kompensim të faturës së energjisë, të cilat preken nga heqja e bllokut mbrojtës prej 300 kv/h. Që dikush të marrë statusin ?klient në nevojë? duhet që të bëjë deklaratën e të ardhurave, përveç atyre monetare, duhet të deklarojë edhe pasuritë e tjera që disponon. Ministria e Energjisë i le afat 6 muaj Ministrisë së Mirëqenies Sociale që të përcaktojë se cilat do të jenë shtresat që do të përfitojnë, cili kufi energjie duhet të shpenzohet nga familjet që subvencionohen dhe si do të bëhet kontrolli i të ardhurave të tyre. Ajo që duket më e rëndësishme në këtë draft është se kompensimi i energjisë për këto kategori që do të përfitojnë do të bëhet në qershor të 2015-ës, ndërsa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi që në datën 1 janar. Ministri Damian Gjiknuri duke prezantuar këtë ligj përpara grupeve të interesit, tha se i gjithë sektori do të reformohet. Kështu HEC-et e vogla do ta shesin direkt energjinë te kompania e shpërndarjes, por edhe nevojat për importin e energjisë nuk do të përballohen më nga korporata, e cila në vite ka marrë për këtë pjesë miliona euro nga buxheti si garanci. Gjiknuri tha se këto reforma synojnë që të mos marrin më paratë e qytetarëve nga buxheti i shtetit, por nuk do të bëheshin nëse nuk do të luftohej infromaliteti nga kompania e shpërndarjes.