http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fakti qe Kosova nuk është ende një anëtare me te drejta të plota në OKB?pengon ligjërisht edhe federatën e futbollit të Kosovës që të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA për t?i hapur rrugë garimit në kompetcionit ndërkombëtare në nivel klubesh dhe kombëtaresh. Kjo ishte ajo që kreu i FIFA i bëri të ditur Ministrit të Arsimit dhe Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë një takimi mes palëve ku ishin të pranishëm edhe krerët e futbollit kosovar , presidenti i federatës Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu. ?Për fat të keq, pengesa legale për pranim në UEFA ekziston ende, por unë shpresoj se ju do të arrini që ta tejkaloni këtë pengesë, që futbollistët e Kosovës të kenë mundësi më shumë për tu prezantuar në arenën ndërkombëtare?, mësohet te ketë deklaruar Blatter gjatë takimit , sipas një komunikate për media të lëshuar nga Ministria e sportit në Kosove. Ministri Krasniqi dhe kreu i FFK, Vogli i bënë Blaterit një panorama të ecurisë ne rritje te futbollist kosovar ën vitet e fundit duke apeluar që edhe sporti i këtij vendi të dalë nga izolimi. Ky ishte takimi i parë që një zyrtar i lartë qeveritar i Kosovës e zhvillon me kreun e institucionit me të lartë të futbollit në botë..pak ditë më parë sporti kosovar shënoi një sukses të madh pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranoi si anëtare edhe pse të përkohshme komitetin olimpik të këtij vendi.