http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buxheti i vitit 2015-të do të jetë 475 miliard lekë, ku për herë të parë qeveria zotohet që 414 miliardë nga këto t?i mbledhë vetë. Ministri i Financave Shkëlqim Cani e ka prezantuar objektivat kryesore që do të ketë arka e shtetit vitin që vjen në konferencën e kryetarëve, përpara krerëve të komisionit. Si tre gjërat më thelbësore të prezantuara përpara deputetëve Cani theksoi luftën ndaj evazionit fiskal, ulja e borxhit publik në 65.5% të PBB-së dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë. Vëmendje në buxhet do t?i kushtohet edhe rritjes së pagave për policinë dhe shtimin e numrit të punonjësve të saj, por si kurrë ndonjëherë fondi për këtë politikë nuk është përcaktuar ende në buxhet. Ministri i Financave prezantoi edhe paketën fiskale ku përveç taksave që do të lehtësohen, Cani tha se do të rritet tatimi mbi të ardhurat personale, përfshirë këtu dhe dividentin, por njëkohësisht do të rritet edhe taksa e qarkullimit të makinave. Sipas kreut të financave, tatimi i dividentit do të rritet që të nxiten investimet e biznesit, ndërsa nuk ka pranuar që do të ketë rritje të çmimit të karburanteve nga taksa e qarkullimit. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka shfrytëzuar këtë konferencë për t?i kërkuar ministrit Cani që të mos lejohen abuzimet që bëjnë tregtarët me rritjen e disa taksave, duke marrë si shembull çmimin e cigareve. Për herë të parë rritja e taksave do të rëndojë direkt vitin e ardhshëm mbi xhepat e qytetarëve ku do të tatohen depozitat bankare dhe çdo e ardhur tjetër, nga rritja e kësaj financat synojnë të mbledhin 70 milionë dollarë, ndërsa 60 milion dollarë do të vijnë nga rritja e taksës së qarkullimit. Në 27 nëntor buxheti dhe paketa fiskale do të kalojë për miratim në parlament, ndërkohë që për herë të parë ai do të bëhet efektiv që ditën e parë të vitit 2015-të.