http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmes një amnistie dymujore qeveria ka vendosur tu vijë në ndihmë të vetëpunësuarve në fshat dhe emigrantëve të plotësojnë vitet e pensionit pa kosto shtese. 290 mijë të vetëpunësuar në fshat do të kenë mundësinë që brenda datës 31 dhjetor të plotësojnë vitet e punës duke paguar sigurimet shoqërore të prapambetura pa përfshirë gjobat dhe kamat vonesat. Në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka vendosur të çojë në parlament këtë projektligj në mbështetje edhe të skemës së re të pensioneve që do të nis në 1 janar të vitit të ardhshëm.Sipas ministrit Veliaj me ardhjen në Shqipëri për pushimet e fundvitit emigrantët kanë mundësi të përfitojnë nga kjo amnisti e cila do të jetë e fundit e këtij lloji. Maksimizimi i viteve të punës në vendlindje do tu jap atyre mundësinë për njohjen e pensionit edhe në vendet ku emigrojnë. Në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që të ketë më pak subvencione për fondin e pensioneve duke kursyer 30 milionë dollarë të cilat do të përdoren për investime në ndihmë të kategorive të ndryshme sociale.