http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas publikimit te Projektbuxhetit demokratet kane filluar kritikat ndaj ligjit me te rëndësishëm financiar te vitit. Gjate mbledhjes se përbashkët te komisioneve te ekonomisë, veprimtarisë prodhuese e shëndetësisë ne selinë e Partisë Demokratike, ish-Ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi qeverinë se per 2 vjet me radhe nuk po rrit pagat ndërkohe qe shifrat per rritjen e pensioneve jane qesharake.?Për 600.000 pensionistë, përllogaritet një rritje që shkon 12 milion dollarë dhe 12 milion dollarë rritje, për 600.000 pensionistë, i thonë 2 dollarë në muaj për pensionist, as 2 dollar, 1.8 dollarë rritje pensioni, ndërkohë që dinamika e rritjeve të çmimeve është jashtëzakonisht e madhe?.Bode ka sulmuar edhe paketën fiskale dhe gjithë filozofinë e qeverisjes pasi sipas tij shtresat me te ekspozuara paguajnë me shume taksa.?Gjithë paketa e re fiskale që ka ardhur është një paketë që rëndon konsumatorin, qytetarin, me taksën për karburantet, me taksat e tjera mbi të ardhurat dhe sidomos me rritjen e fshehur të taksave përmes tatimit të vlerës së shtuar i cili programohet që përsëri do të jetë burimi kryesor i rritjes së të ardhurave në buxhetin për vitin që vjen. Gjithë paketa e re fiskale që ka ardhur është një paketë që rëndon konsumatorin, qytetarin, me taksën për karburantet, me taksat e tjera mbi të ardhurat dhe sidomos me rritjen e fshehur të taksave përmes tatimit të vlerës së shtuar i cili programohet që përsëri do të jetë burimi kryesor i rritjes së të ardhurave në buxhetin për vitin që vjen. Pra, ndërkohë që mbeten nën nivelin e vitit 2014 fondet për mbështetje sociale, kriza po agravohet, po përparon varfëria, po thellohet mjerimi. Kjo ndodhi në 2014 dhe është më e dukshme në projektbuxhetin e vitit 2015?.Por ky ishte vetëm reagimi i pare i PD për projektbuxhetin pasi grupet e punës janë duke punuar per strategjinë e opozitës per këtë ligj. Dhe fokusi kryesor i mbledhjes se komisioneve ne PD ishte ligji i ri për pensionet e minatorëve.