http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej me shume se 10 vitesh, ne Shqipëri është hequr detyrimi ligjor qe lokalet e natës te ruhen me kompani private sigurimi. Qe ne vitin 2001, këto biznese mbrohen përmes njohjeve personale te pronareve te tyre ose me punonjës dhe ish-punonjës policie. Ndaj dhe ruajtja nuk behet përmes rregullave te rrepta, qe ndalojnë hyrjen e personave te armatosur ne ambientet e lokalit. Një nga drejtuesit e kompanive te sigurimit na tregon se edhe klientët qe mbajnë arme me leje për shkak te detyrës, e dorëzojnë atë tek punonjësi qe t?i lejoje te hyjnë brenda. Kjo është salla operative e një kompanie sigurimi. Përveç monitorimit ne kohe reale te çdo ambienti qe është ne ruajtje, punonjësit lajmërojnë per incidentet e mundshme. Madje disa pronare lokalesh kërkojnë nga kompanitë e sigurimit te nxjerrin jashtë çdo person qe tejkalon dozat e alkoolit apo ka konsumuar lende narkotike. Nëse lokalet e natës do te forconin masat e sigurisë per klientët, askush nuk do mundte te hynte ne ambiente te tilla i armatosur per te shkaktuar tragjedi si ajo e vrasjes se katërfishtë e se martës.