http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca shpreson qe procesi i zgjedhjes se guvernatorit te ri te mos shndërrohet ne nje ngërç nga kreu i shtetit Nishani. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjate nje konference te përbashkët per shtyp me homologun çek Jan Hamacek; është ndalur edhe tek çështja e Guvernatorit te ri; për te cilën kreu i shtetit ka thirrur për konsultime ditën e enjte figurat kryesore te politikes. ?Unë do të shkoj nesër me dëshirën më të mirë për të patur një shkëmbim mendimesh sa më konstruktiv për çdo çështje që do të ngrejë Presidenti.Pa asnjë diskutim që Presidenti ka të drejtën e tij të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe unë shpresoj edhe besoj që këtë gjë do ta bëjë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme?.Kreu i shtetit Nishani do te thërrasë ne takim ditën e enjte kryetarin e kuvendit, Kryeministrin dhe liderin e opozitës per çështjen e Guvernatorit te Bankës se Shqipërisë para se ai t?i propozoje parlamentit nje kandidature. Qe prej largimit te Fullanit nga posti i Guvernatorit Nishani ka zhvilluar 3 takime me liderin e mazhorances dhe nje me kryetarin e PD Basha, por te gjithë palet jane treguar te rezervuar per detajet e bisedave te zhvilluara deri me tani.