Bumçi: Kush i dha imunitet vrasësit? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për te treten here brenda 24 orëve Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës per vrasjen e 4 qytetareve, akt per te cilin i dyshuari kryesor është djali i deputetes socialiste Kostandin Xhuvani. Nëpërmjet Aldo Bumçit, opozita ka deklaruar se lideri i mazhorances duhet te japë llogari para qytetareve per nje sere rrethanash.?Përse vrasësi ishte i shpallur në kërkim nga policia për vepra të rënda penale dhe nuk ndalohej?Kush e kishte porositur Policinë të mos zbatonte urdhrin për ndalimin e vrasësit?Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez?Pse ishte i paprekshëm vrasësi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe autor i një vrasjeje tjetër?Edi Rama ka përgjegjësi për vrasjen dhe duhet ta mbajë këtë përgjegjësi.?Sipas demokrateve kryeministri qe u jep imunitet vrasësve nuk mund te fshihet pas sulmeve ndaj opozitës.